Please enter at least 3 characters.

Sean Penn ka filluar xhirimet e filmit për Jamal Khashoggin

2018/12/SeanPenn1-e1547997711530.jpg
228:"HOLLYWOOD, CA - JANUARY 06: Sean Penn attends the 7th Annual Sean Penn & Friends HAITI RISING Gala benefiting J/P Haitian Relief Organization on January 6, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Presley Ann/Getty Images)
12:"Getty Images

Sean Penn po qëndron këto ditë në Stamboll për të punuar në një film dokumentar rreth gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra më 2 tetor në një konsullatë saudite në qytetin turk.

Agjencia turke Anadoly raportoi se aktori, dy herë fitues i çmimit Oscar, ishte përpara konsullatës saudite duke xhiruar filmin.

Mediat transmetuan një video që tregon Penin në kostum të zi teksa bisedonte me një kameraman para një gardhi të policisë turke që pengonte hyrjen në konsullatë.

Sean Penn (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Khashoggi u vra në ambientet e brendshme më 2 tetor, kur shkoi të merr dokumentet e kërkuara për tu martuar me një shtetase turke.

Aktori 58-vjeçar është i njohur për pikëpamjet mbi politikën dhe shoqërinë amerikane në përgjithësi, por edhe mbi iniciativat që vendet e tjera e konsiderojnë të diskutueshme.

Aktori ka shkaktuar polemika të mëdha në vitin 2015, kur intervistoi bosin më të madh të drogës, i cili ishte në arrati, Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo

Ndryshe, Pen deri më tani ka fituar dy Oscarë për rolet në filmin "Mystic River" dhe "Milk". /Telegrafi/