Please enter at least 3 characters.

Scholz, Macron dhe Draghi nisen për në Kiev

2022/06/fdd5f826-80b3-4fa5-b3e2-76cb82425ee6_w948_r1.778_fpx44.87_fpy50.jpg
198:"09.05.2022, Berlin: Bundeskanzler Olaf Scholz (r, SPD) empfängt Frankreichs Präsident Emmanuel Macron mit militärischen Ehren vor dem Bundeskanzleramt. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++
3:"dpa

Transmetuesi gjerman ZDF raporton se kancelari gjerman, Olaf Scholz aktualisht u nis për në kryeqytetin ukrainas.

Në ditët e fundit është përfolur se kancelari gjerman mund të vizitojë Ukrainën së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

ZDF raporton se të tre do të mbërrijnë në Kiev nesër në mëngjes (ditën e enjte), transmeton Telegrafi.

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

Scholz nuk e ka vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë vizituar sot Kievin, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/