Please enter at least 3 characters.

SASHK-u ballafaqohet me pakënaqësi të anëtarëve të saj

2016/04/SASHK.jpg

Udhëheqësia e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) është vënë para pakënaqësive nga radhët e saj, pasi që kanë filluar të shfaqen edhe reagimet e para ndaj tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pakënaqësitë e para vijnë nga Sindikata e shkollës së mesme „Vasil Antevski - Dren“, që nuk e kanë paguar anëtarësinë në SASHK, ndërkaq paralajmërojnë edhe hapa tjerë.

Revolta është shfaqur për shkak të pamundësisë së mendimit ndryshe nga anëtarët e sindikatës, por edhe për shkak të deklaratave të udhëheqësise që konsiderohen si politike.

Një pjesë e anëtarësisë kanë paralajmëruar iniciativë për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së disa neneve të statusit të SASHK-ut./Telegrafi/