Please enter at least 3 characters.

Sarri nuk e ka mbështetjen e lojtarëve kryesorë te Chelsea

2019/02/MaurizioSarri-2-e1549988428424.jpg
270:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 10: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea looks dejected during the Premier League match between Manchester City and Chelsea FC at Etihad Stadium on February 10, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka humbur respektin në zhveshtoren e Bluve - shkruan gazeta spanjolle, AS.

Sipas njoftimit, strategu italian qe disa muaj nuk e ka mbështetjen e emrave kryesore të skuadrës dhe raporti ndërmjet tij dhe lojtarëve është quajtur si i pandreqshëm.

Maurizio Sarri (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Lojtarët nuk i kuptojnë metodat e italianit, ata nuk ndihen komodë dhe kjo është parë edhe në fushë", thuhet në shkrimin e AS.

Akoma më keq për ish-trajnerin e Napolit është fakti se disa lojtarë tashmë po i shqyrtojnë opsionet për t'u larguar në sezonin e ardhshëm, në rast se ai do të qëndrojë.

Maurizio Sarri (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në listën e atyre që mund të largohen është edhe lojtari kryesor, Eden Hazard, prandaj klubi pritet të ndërmarrë masa lidhur me të ardhmen e trajnerit.

Këto njoftime vijnë pas humbjes më të thellë të Bluve në histori të Ligës Premier - të shtunën, ata pësuan me rezultat 6-0 nga Manchester City.

Kujtojmë që 60-vjeçari mori drejtimin e Chelseat në korrik të vitit të kaluar duke e zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Antonio Conte. /Telegrafi/