Please enter at least 3 characters.

Sarri: I kam pas thënë Drinkwaterit se kurrë nuk do të luajë nën urdhrat e mia te Chelsea

2019/04/Danny-Drinkwater-e1555013826461.jpg
233:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 16: Danny Drinkwater of Chelsea during The Emirates FA Cup Fifth Round match between Chelsea and Hull City at Stamford Bridge on February 16, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Danny Drinkwater u arrestua dy ditë më parë me dyshimin se ka shkaktuar aksident në gjendje të dehur.

Futbollisti ka qenë në një ndejë dhe më pas shkoi në shtëpi duke shkaktuar aksident me veturën Range Rover.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri në një intervistë me "Daily Mail" tha se futbollistit që i kishte kushtuar klubit anglez prej 38 milionë euro, t'i ketë thënë se nuk do të luante nën urdhrat e tij.

(Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Sapo kam ardhur në Chelsea, fola me Drinkwater dhe i thashë se nën urdhrat e mia nuk do të luajë. Karakteristikat e tij nuk përputhen me sistemin tim lojë. Edhe pse këtë e dinte, ai vendosi të qëndrojë. Ndoshta ai shpresonte që do ta ndryshoj sistemin, por nuk do ta bëjë", tha Sarri.

Mesfushori 29-vjeçari ka luajtur vetëm 30 minuta këtë sezon në ndeshjen e Kupës së Comunity Shield.

Ndryshe, lojtari deri më tani ka pasur 23 paraqitje për klubin londineze dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/