Sandviç me djathë dhe dredhëza: Kombinim i cili do t’ju magjeps!
14/04/2024
Bëni sandviç në këtë mënyrë dhe kënaquni me kafshata të shijshmePërbërësit:- 6 feta bukë,- 3-4 lugë gjalpë kokosi,- 100 gramë dredhëza të freskëta,- 1 lugë të vogël vaj ulliri,- ½ luge të vogël uthull,- pak lëvore limoni,- 200 gramë djathë,- kripë,- piper.
• Bukën nga njëra anë lyeni me gjalpë kokosi. Ajo anë do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me tavën e vogël dhe do të piqet.
• Në një enë të vogël përzieni dredhëzat e grira hollë, vajin e ullirit dhe uthullën.
• Shtoni lëvoret e limonit, kripën dhe piperin.
• Në fetën e bukës qitni djathë dhe dredhëza, mbuloni me fetën tjetër dhe piqni 3 – 4 minuta nga secila anë.
Kënaquni! - transmeton Telegrafi.


