Please enter at least 3 characters.

Sandro ka marrëveshje me PSG-në për kontratë katërvjeçare?

2018/07/AlesSandro1-1-e1531744814990.jpg
255:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Alex Sandro of Juventus during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Tottenham Hotspur and Juventus at Wembley Stadium on March 7, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alex Sandro thuajse do ta dyfishojë rrogën në rast të kalimit te Paris Saint-Germaini, megjithëse akoma ekziston një dallim i madh ndërmjet klubit francez dhe Juventusit për çmimin e lojtarit.Calciomercato.com citon mediat franceze që thonë se braziliani ka arritur marrëveshje katërvjeçare me PSG dhe do të përfitojë së paku 4.5 milionë euro në sezon (1.7 milion euro më shumë se paga aktuale te Juve), ndërsa duke i përfshirë edhe bonuset, pagesa për të do të jetë shumë më e madhe.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, Tuttosport bën të ditur se në ditët në vijim, parisienët do të ofrojnë 40 milionë euro për futbollistin anësor.

Megjithatë, drejtori gjeneral i Bianconerëve, Giuseppe Marotta, nuk e ka në plan ta lëshojë lojtarin për më pak se 50 milionë euro.

Kampioni francez është në kërkim të një mbrojtësi të majtë prej se e shiti Yuri Berchichen.

(Foto: Getty Images)

Zonja e Vjetër e bleu Sandron nga Porto në verën e vitit 2015 për 20 milionë euro plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh.

Në sezonin e kaluar kishte rënë paksa niveli i tij i lojës duke nxitur thashetheme se Juve dëshiron ta shesë 27-vjeçarin.

Juan Bernat, Matteo Darmian dhe Marcelo janë lojtarët që po monitorohen nga Juventusi në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/