Samsung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës
17/05/2013
Gjatë deklaratës për Korea Times drejtori i Samsung Electronics, Shin Jong-Kyun, ka thënë se Galaxy S4 është rrugës për në arritje të shitjes së 10 milion njësive deri në fund të javës.
Nëse parashikimet dalin të sakta, kjo do të bënte Galaxy S4 pajisjen më së shpejti të shitur nga të gjitha pajisjet e linjës Galaxy të Samsung.
Ndërkohë për Galaxy S3, kompanisë koreano-jugore u janë duhur 50 ditë për të shitur sasinë prej 10 milion palisjeve. /Telegrafi/


