Sallatë greke me sardele
Një pjatë e veçantë dhe një mënyrë ndryshe e shijimit të sardeleve.Përbërësit:- 3 lugë lëng limoni,- 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër,- 1 thelb hudhre i grirë imët,- 2 lugë rigon të thatë,- gjysmë luge të vogël piper të bluar të freskët,- 3 domate të madhësisë mesatare të prera në copa të mëdha,- 1 kastravec i madh i prerë në copa të mëdha,- 1 konservë qiqra,- 1/3 e filxhanit djathë feta të thërrmuar,- ¼ e filxhanit qepë të kuqe të grirë,- 2 lugë ullinj të grirë,- 2 konserva me sardele në vaj ulliri.
Në një enë të madhe përzini lëngun e limonit, vajin, hudhrën, rigonin dhe piperin.
Shtoni pastaj domatet, kastravecin, qiqrat, djathin qepën dhe ullinjtë dhe përzieni ngadalë.
Shërbeni në pjatë dhe pastaj në sallatë rendisni sardelet e kulluara nga vaji.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


