Please enter at least 3 characters.

Sallatë Caesar

2016/01/sallat-euml-ceasar_hd.jpg

Provojeni në shtëpi, është më e thjeshtë se sa duket!

Përbërësit: 200 gr fileto pule▪ 1 fetë buke të thekur▪ Sallatë jeshile▪ 50 gr djath Parmigiano në copa të vogla▪ 5-6 domate qershi sipas dëshirësPërbërësit për salcën: 100 ml majonezë▪ 40 ml qumësht▪ 40 gr parmigiano i grirë▪ 1 lugë gjelle mustardë▪ 2 lugë gjelle lëng limoni▪ 1 thelbi hudhërPërgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Fileton e pulës e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me pulën sipër sallatës jeshile dhe djathit në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

/Telegrafi/