Please enter at least 3 characters.

Salihi i pandalshëm, dy gola të tjerë në Austri

2017/09/3555713.jpg

Një dopietë e Hamdi Salihit i ka siguruar skuadrës së Nojshtadit fitoren 2-0 në ndeshjen e sotme në shtëpi ndaj Lifering.

Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën që në minutën e 10 falë një topi të pasuar gabimisht nga një futbollist kundërshtar, ndërkohë që në minutën e 23-të Salihi shënoi edhe golin e dytë duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 79. Me këto dy gola Salihi ka arritur në kuotën e 8 realizimeve për këtë sezon.

Pas nëntë javësh kampionat në kategorinë e dytë austriake, Nojshtad kryeson renditjen me 22 pikë të grumbulluara, 4 me shumë se ndjekësi më i afërt.