Salcë me hudhër të pjekur: Shije e paharrueshme, shkon shumë me të gjitha pjatat!
25/11/2021
Kjo salcë aromatike shkon në mënyrë fantastike me mish të kuq, të bardhë, peshk apo patate të pjekura dhe të skuqura!Përbërësit:- 5 hudhra,- vaj ulliri,- kripë,- 200 ml majonezë,- lëng limoni,- 30 gr parmezan,- 450 gr mish të bardhë pule.
Pritini majat e kokave të hudhrës, lyeni me vaj ulliri dhe hidhni kripë.
Vendoseni në folie dhe piqni për afro 60 minuta në 200-220 gradë Celsius.
Ftohini hudhrat dhe shtrydhni masën që është pjekur në blender.
Shtoni majonezën, lëngun e limonit, parmezanin, kripën dhe përzieni të gjitha.
Shkon mirë me të gjitha llojet e mishit, peshkut...
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.


