Please enter at least 3 characters.

Salah: Jam përmirësuar te Roma nën drejtimin e Spallettit

2018/05/MohamedSalahlb.jpg
285:"WEST BROMWICH, ENGLAND - APRIL 21: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his sides second goal during the Premier League match between West Bromwich Albion and Liverpool at The Hawthorns on April 21, 2018 in West Bromwich, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka pranuar se është përmirësuar si futbollist gjatë kohës që luante te Roma, nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Giallorossët janë të njohur për lojë ofensive, por egjiptiani ka thënë se gjatë kohës sa ishte në Olimpico është përmirësuar edhe taktikisht edhe si t'u ndihmojë bashkëlojtarëve në mbrojtje.

(Foto: Getty Images)

"Secila skuadër ku kam luajtur ka sulmuar, prandaj nuk ishte shumë e çuditshme", ka thënë Salah për revistën FourFourTwo.

“(Luciano) Spalletti më ka ndihmuar si taktikisht, ashtu edhe në mbrojtje. Ai më priste pas stërvitjeve për të më folur për këto gjëra", ka treguar më tej 25-vjeçari.

Salah do të luajë sërish në Stadio Olimpico sonte (e mërkurë), por kësaj radhe si kundërshtar i Romës.

(Foto: Getty Images)

Ai ishte vendimtar në fitoren e Liverpoolit (5-2) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Anfield.

Theksojmë se pos Salah, edhe Spalletti është larguar nga Roma (për të marrë drejtimin e Interit). /Telegrafi/