Please enter at least 3 characters.

Salah e nis me gol sezonin e ri në Ligën Premier, i shënon West Hamit

2018/08/salahu.jpg

Mohamed Salah ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të Ligës Premier që Liverpooli e luan në shtëpi ndaj West Hamit.

Liverpooli ka gjetur shpejt golin e epërsinë në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Çekanëve londinez.

Është ylli kryesor i skuadrës, Salah, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë 1-0.

Goli i sulmuesit egjiptian erdhi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Ky gol u asistua nga mbrojtësi i krahut të majtë, Andrew Robertson.

Ndryshe, Salah në sezonin e kaluar fitoi Këpucën e Artë në kampionatin anglez.

Egjiptiani shënoi 32 gola në 36 ndeshje të luajtura në sezonin e parë me Reds. /Telegrafi/