Please enter at least 3 characters.

Sa i madh Ronaldo, tash e kalon Messin me numrin e golave në El Clasico në shtëpinë e tij

2017/08/messi-ronaldo-1.jpg

Cristiano Ronaldo sa herë performon në Camp Nou tregon se është i papërmbajtshëm.

Madje, superylli i Real Madridit për pak minuta lojë arriti që të tejkalojë rivalin e tij të përbetuar, Lionel Messin.

Deri tash, Ronaldo ka shënuar 11 gola në El Clasicot e zhvilluara në Camp Nou.

Ky numër është më i madh se sa që Lionel Messi ka shënuar në stadiumin e tij në El Clasico.

Ronaldo shënoi supergol mbrëmjen e kaluar duke ndihmuar Realin të fitojë, madje festoi si Messi duke iu hakmarrë për festimin provokativ në Bernabeu.

Cristiano konsiderohet favorit për të fituar Topin e Artë edhe këtë edicion. /Telegrafi/