Rusia e kishte njoftuar paraprakisht SHBA-në se do të testonte një raketë balistike ndërkontinentale
Shtetet e Bashkuara ishin të vetëdijshme përmes marrëveshjeve ndërkombëtare të njoftimit se Rusia po planifikonte testin e raketës balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të së mërkurës, sipas dy zyrtarëve amerikanë.
SHBA-ja ishte në dijeni për kohën e lëshimit dhe e gjurmoi duke mos shkaktuar panik, thanë zyrtarët, raporton cnn.
Si Rusia ashtu edhe SHBA - sipas një marrëveshjeje ekzistuese ndërkombëtare - njoftojnë vendet e tjera për testime në mënyrë që t’i shmangen ndonjë incidenti.
SHBA vlerëson se kjo raketë nuk është ende funksionale, thanë burimet.
Ndryshe, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se kishte kryer një lëshim provë të raketës së saj balistike ndërkontinentale, Sarmat.
Deklarata e ministrisë së mbrojtjes tha se ai zbarkoi në "zonën e caktuar në Kamçatka". /Telegrafi/


