Please enter at least 3 characters.

Rumania merr presidencën 6-mujore të BE-së

2019/01/798DCC55-9716-4B11-8115-EE6551CB56D6_w1023_r1_s.jpg

Rumania mori të martën presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Roli gjashtëmujor i saj nisi me moton "Uniteti - vlerë e përbashkët evropiane".

Është hera e parë që Rumania do të udhëheqë me bllokun.

Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se "Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së".

"Roli kërkon gatishmëri për t'i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t'i vënë shqetësimet e veta në sfond", ka thënë Juncker.

Rumania dhe BE-ja nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun, për të cilin BE mendon se është i ndikuar nga politika dhe se do të minojë luftën kundër korrupsionit.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlmentin Evropian në maj./rel/