Ruby Rose theu brinjët në një aksident të çuditshëm në shtëpinë e saj: Ia bëra këtë vetes
Ruby Rose po shërohet pasi theu brinjët në një aksident të çuditshëm në shtëpinë e saj.
Kjo modele dhe aktore australiane ndau një video në rrjetet sociale ku shihet duke hyrë në një pishinë, gjatë së cilës theu dy brinjë.
Në atë rast, Rose humbi ekuilibrin ndërsa hynte në pishinë dhe goditi murin duke rënë në ujë.
“Ju lutem ejani dhe më nxirrni jashtë, ia bëra vetes këtë”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.
Ajo shtoi se ishte shtruar në spital pas aksidentit. Gjithashtu, në një postim tjetër, Rose kujtoi kur theu brinjët në vitin 2019 gjatë xhirimeve të serialit televiziv "Batwoman".
"Më vjen keq që u ktheva në xhirimet e 'Batwoman' vetëm një ditë pasi theva një brinjë. Nuk i ndieja krahët ose këmbët dhe kisha veshur kostum", tha ajo. /Telegrafi/


