Ruben Amorim i gatshëm t’i shesë dy lojtarë të Man United sapo të hapet afati i janarit
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, raportohet se ka ndarë mendjen për dy lojtarë që është i gatshëm t’i shesë në janar pas një fillimi të vështirë të aventurës së tij në ‘Old Trafford’. Shpresat ishin të mëdha se ardhja e trajnerit të ri do të ndikonte menjëherë në rezultatet e klubit pasi Amorim e zëvendësoi Erik Ten Hag.Por ish-trajneri i Sporting Lisbonës i ka gjetur gjërat më të vështira se sa kishte pritur që prej se u bë pjesë e futbollit anglez.Pasi u ndal me barazim 1-1 nga Ipswich Town në ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier, United u desh ta përmbys rezultatin për të fituar me rezultat 3-2 ndaj Bodo/Glimt.
Dyshja në total fitojnë 350 mijë euro në javë në ‘Old Trafford’ dhe thuhet se drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm që largimi i tyre do të lehtësonte presionin për paga.Eriksen të cilit i skadon kontrata në verë, nuk është pjesë e planeve afatgjate të Amorim, teksa Antony ka dështuar që ta bind portugezin se ia vlen ta mbajë në skuadër./Telegrafi/


