Please enter at least 3 characters.

Rruga Prilep – Krushevë është e mbyllur për qarkullim

2024/08/Krusheva.png

Për shkak të punimeve ndërtimore për rehabilitimin e rrugës rajonale R-1306, pjesa: Prilep – Krushevë, është mbyllur për qarkullim në pjesën nga fshati Gorno Konjare deri në fshatin Krivogashtani, njofton MPB.

Për të shkuar në ngjarjen në Krushevë më 1 dhe 2 gusht, duhet të përdorni rrugët vijuese: Prilep - Manastir - përgjatë rrugës rajonale R1305 deri në Demir Hisar drejt Krushevës, dhe Kërçovë përgjatë rrugës rajonale R1305 deri në kryqëzimin Sladuevë (Demir Hisar ) përgjatë rrugës rajonale R1306 për në Krushevë./Telegrafi/