Please enter at least 3 characters.

Rrokulliset vetura në magjistralen Koçani-Shtip, lëndohet një person

2017/03/aksident-3-1-780x439.jpg

Njëzet vjeçari A.S nga fshati Stromosh është lënduar rëndë, pasi që makina e tij është rrokulisur në magjistralen Koçani-Shtip. Pas aksidentit A.S është dërguar në Spitalin e Shtipi ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është ndaluar për mjekim të mëtejshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shtip dhe po punojnë për të zbardhur rastin./Telegrafi/