Rrjetet sociale favorizojnë Elhaida Danin
Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë, është favorite për të fituar Eurovisionin që po mbahet në Vjenë, bëhet e ditur nga hulumtimet e bëra nëpër rrjetet sociale, raporton Koha.net.
Adobe Digital Index analizoi aktivitetet për pjesëmarrësit e Eurovisionit para dhe pas gjysmëfinaleve. Para gjysmëfinaleve, Guy Sebastian i Australisë po printe nëpër socialet si më i përmenduri, por pas analizave të reja, ai ka rënë në pozitën e dytë ndërsa në të parën është pozicionuar Elhaida Dani e Shqipërisë.
“Nëse Eurovisioni do të vendosej në bazë të popullaritetit, fituesja e finales do të ishte Elhaida Dani nga Shqipëria”, ka thënë Philippe Laguerre Aguste, drejtor në Adobe.
Ky sondazh është bazuar në algoritmin e kombinuar me rrjetet sociale, shikimet në YouTube dhe ndjekësit në Twitter.


