Please enter at least 3 characters.

Rrjedhin specifikat e Nexus 6 (Motorola Shamu)

2016/01/rrjedhin-specifikat-e-nexus-6-motorola-shamu_hd.jpg

Dhe tani duket se pëshpërimat për modelin e ri të telefonit Nexus ishin të vërteta, pasi që disa nga karakteristikat e këtij modeli të telefonit janë listuar në testet standarde të AnTuTu dhe GFX.

Sipas testeve të bëra, Nexus 6 do të mbështetet nga modeli i fundit i procesorit të Qualcomm, Snapdragon 805 në quad-core 2.65 GHz, Adreno 420 GPU dhe 3GB RAM për ti dhënë telefonit një performancë të shpejtë.

Ekrani i telefonit është me diagonale prej 5.2” në QHD, me rezolucion prej 1,440x2,650 pikselëve apo densitet prej 564 ppi. Nexus 6 do të sjell edhe kamerën shumë cilësore me 13MP, bashkë me kamerën e përparme me 2.1 MP.

Risia tjetër që do ta sjell ky model i telefonit do të jetë edhe versioni më i ri i sistemit operativ të Google, Android L. Raportimet e fundit pretendojnë se Nexus 6 do të paraqitet në tregun global, në vjeshtën e këtij viti. (Telegrafi)