Rrjedhin foto të ‘paprekura’ të Madonnas
30/09/2010
Krijuesja e hitit “Revolver” është fytyra e brendit italian Dolce & Gabbana, e cila ka marrë pjesë në disa prej fushatave të kësaj shtëpie të modës.
Fotot e fundit e shohin atë duke pozuar si një grua joshëse shtëpiake, por tani foto të veçanta nga fotografimi janë paraqitur në internet, duke e shfaqur Madonnan pa kurrfarë intervenimi në Photoshop.
Këngëtarja 52-vjeçare shihet e lodhur, me duar të holla dhe krahë në të cilat janë paraqitur venat e saj. /Telegrafi/


