")
Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 të shtrirë në spitale

2020/08/klinika-infektive-rastet-koronavirusi-COVID19-foto-Ridvan-Slivova-17.jpg

Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës - ShSKUK ka njoftuar se janë 29 pacientë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19.

Sipas raporteve të datës 5 janar 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 29 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-Covid-19.

"Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë", thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covidMjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientëSpitali i Prizrenit, 1 pacientSpitali i Pejës, 3 pacientëSpitali i Gjakovës, 1 pacient /Telegrafi/