Please enter at least 3 characters.

Rrihte dhe mbante të izoluar nënën, gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

2023/09/policia-selmani-arrestim-1024x576-2.jpg

Një krim në familje është parandaluar në Tiranë. Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi mbante mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/