Please enter at least 3 characters.

Rreth gjysmë milioni njerëz mund të jenë prekur nga COVID-19 në Wuhan, tregon një studim - gati 10 herë më shumë se shifrat zyrtare

2020/12/b29b8a9f-4831-44ac-b262-07587d38bb47-e1609234927886.jpg
302:"WUHAN, CHINA - MAY 15: (CHINA OUT) A medical uses iPhone as other medical worker takes a swab from a resident for the novel coronavirus test during community on May 15, 2020 in Wuhan, Hubei, China. The city plans to test all its citizens, over 10 million people, within 10 days. (Photo by Getty Images)
12:"Getty Images

Pothuajse gjysmë milioni njerëz mund të jenë prekur nga COVID-19 në Wuhan, tregon studimi. Kjo është gati 10 herë më shumë se shifra zyrtare

Gati gjysmë milioni banorë në qytetin kinez ku u shfaq për herë të parë coronavirusi mund të jenë infektuar me COVID-19.

Ky numër, sipas CNN, përcjell Telegrafi, është gati 10 herë më shumë se numri zyrtar i rasteve të konfirmuara, sipas një studimi nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Po sipas CNN, studimi përdori një mostër prej 34,000 njerëzve në popullatën e përgjithshme në Wuhan - epiqendra origjinale e pandemisë - dhe qytete të tjera në provincën Hubei, si dhe Pekinin, Shangain dhe provincat e Guangdong, Jiangsu, Sichuan dhe Liaoning.

Studiuesit gjetën një shkallë të prevalencës së antitrupave prej 4.43% për Covid-19 midis banorëve në Wuhan, një metropol me 11 milionë njerëz.

Ndryshe, deri të dielën, Wuhan kishte raportuar një total prej 50,354 rastesh të konfirmuara të COVID-19, sipas Komisionit Komunal të Shëndetit në Wuhan.

CDC kineze tha se studimi u krye një muaj pasi Kina "përmbajti valën e parë të epidemisë COVID-19".

Shkalla e prevalencës jashtë Wuhan është dukshëm më e ulët, tregoi studimi. Ndërkohë që në qytete të tjera në Hubei, vetëm 0.44% e banorëve të anketuar u zbulua se kishin antitrupa për coronavirus.

Jashtë provincës, antitrupat u zbuluan vetëm në dy persona midis më shumë se 12,000 banorëve të anketuar.

Rezultatet e studimit u zbuluan në një postim të CDC në mediat sociale të hënën por nuk është përmendur faktin nëse studimi është botuar në revista akademike. /Telegrafi/