Please enter at least 3 characters.

Rrëshqet edhe Atletico, Reali lider i vetëm

2016/01/rr-euml-shqet-edhe-atletico-reali-lider-i-vet-euml-m_hd.jpg

Vendasit e fituan takimin që në pjesën e parë duke i shënuar të tre golat.

Që në minutën e gjashtë, Alvaro Cejudo shënoi për epërsinë e Osasunas duke mposhtur Courtois me një vole.

Emiliano Daniel Armenteros dërgoi një goditje nga distanca, e cila ishte e pandalshme nga portieri mysafir (21’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Roberto Torres, i cili shënoi falë asistimit të Damias (42’).

Përkundër rasteve të shumta të Los Rojiblancos, në gjysmën e dytë nuk pati gola.

Atletico Madridi mbetet në pozitën e tretë në tabelë me pikë të barabarta me Barcelonën që mban vendin e dytë. Lideri Real Madrid është tri pikë larg. /Telegrafi/