Please enter at least 3 characters.

Rrëmbehet një e mitur në Fushë Kosovë, tre persona e fusin në veturë

2022/07/Screenshot_3-23.jpg

Një vajzë e mitur në Fushë Kosovë ka qenë pre e një rrëmbimi nga tre persona të panjohur.

Viktima ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin. /Telegrafi/