Rregulli amerikan 20-20-20? Doktori Zhuri tregon se cila ‘teknikë’ na i relakson sytë pas qëndrimit të gjatë para ekraneve
03/07/2025
Qëndrimi i gjatë para ekraneve është bërë pjesë e përditshmërisë, megjithatë kjo mund të shkaktojë probleme me sy.
Problemet më të shpeshta janë lodhja e syve, tharja, djegia e deri te problemet me shikim.
Oftalmologu Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për një teknikë që e preferojnë amerikanët për relaksimin e syve.
“Amerikanët e preferojnë rregulli 20 20 20... Çdo 20 minuta, për 20 sekonda shikoni për 20 ‘feet’ (6 metra) me pa larg”, tha ai.
Kjo teknikë mbron sytë nga lodhja.
Tutje doktori tha se u rekomandon të gjithëve që për çdo orë nga minuta ta ‘lëshojë’ shikimin larg në mënyrë që të lirohet akomodimi i syve.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/


