Please enter at least 3 characters.

Rrëfimi për Bin Ladenin mund t’i kushtojë shtrenjtë!

2016/01/f.0831210209772_m.gif

Në një letër drejtuar autorit, Pentagoni thotë se ai po shkel marrëveshjen e mos-deklarimit që ka nënshkruar si anëtar I forcave elite të marines amerikane.

Zyrtarët e mbrojtjes nuk e miratuan librin përpara botimit, gjë që hap mundësinë e ndjekjes penale ndaj autorit, raporton VoA.

Libri i ri “No Easy Day”, është shkruar nga oficeri 36 vjeçar, Matt Bissonnette, me pseudonimin Mark Owen. Sipas rrëfimit të tij, udhëheqësi i al-Qaidës ishte i paarmatosur dhe u qëllua me gjakëftohtësi, ndryshe nga versioni zyrtar i dhënë për atë që ndodhi në shtëpinë e bin Ladenit në Pakistan, më 2 maj 2011.

Administrata e presidentit Barack Obama ka thënë se pjesëtarët e forcave speciale të marinës u përballën me bin Ladenin në dhomën e tij të gjumit dhe e vranë atë me dy të shtëna, një në gjoks dhe tjetra mbi syrin e majtë, pasi menduan se ai po përpiqej të kapte armën. /Telegrafi/