Rrëfehet Angelina Jolie: Kam vuajtur përkrah Brad
07/08/2015
Angelina Jolie ka vendosur të ndajë me publikun ndjesitë e krijuara gjatë xhirimit të filmit “By The Sea”.
Ajo është ndalur kryesisht tek të luajturit përkrah bashkëshortit të saj, Brad Pitt.
Sipas aktores 40-vjeçare, ishte shumë e vështirë të argumentonte dhe të grindej me Pitt, gjatë realizimit të skenave që kishin si subjekt një çift të palumtur.
Angie madje ka rrëfyer se skenat e zënkave ishin të sikletshme për të gjithë stafin realizues të filmit. Çiftit iu desh të improvizonin një shtëpi ku prindërit grinden si zakonisht, në mënyrë që puna të ishte më e thjeshtë!


