Please enter at least 3 characters.

Rrahje masive në Luzhan të Podujevës, tre persona sulmojnë tre të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm fizik në Luzhan të Podujevës.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 17:58.

“Pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Dy nga të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/