Rrah vajzën dhe gruan, prizrenasi dërgohet në polici
02/11/2021
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/


