Please enter at least 3 characters.

Rrah babën në Viti, i dyshuari dërgohet në mbajtje

2022/10/rrahje.png

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:30, në Viti.

Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/