Please enter at least 3 characters.

"Ronaldo nuk e ka dribluar askënd qe tri vite" - por uria e tij për sukses mbetet e paprekur

2019/11/CristianoRonaldojuventuss-2-e1574684393714.jpg
210:"TURIN, ITALY - OCTOBER 30: Cristiano Ronaldo of Juventus looks on during the Serie A match between Juventus and Genoa CFC at on October 30, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas situatës së krijuar te Juventusi, ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit, pati reagime nga më të ndryshmet, disa prej të cilëve e kritikonin reagimin e superyllit portugez.

Ish-trajneri i Zonjës së Vjetër, Fabio Capello, deklaroi se portugezi duhej të sillej më mirë në raste të zëvendësimit, ndërsa shkoi më tutje duke deklaruar: "E vërteta është se Ronaldo nuk e ka dribluar asnjë kundërshtar në tre vitet e fundit. E mbaj mend kur ai fluturonte nëpër lojtarë dhe i linte në vend".

Deklarata e strategut italian qëndron, mirëpo e ka humbur kuptimin. Ronaldo tash është 34 vjeçar dhe ka pranuar se nuk preokupohet më që ta mposhtë kundërshtarin që ka përballë përmes shpejtësisë apo aftësisë.

Cristiano Ronaldo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

"Ato kohë kur luaja dhe thosha me vete: 'Tash do të bëj një driblim' - nuk i kam më", ka pranuar superylli i Juves.

Mirëpo, derisa mosha ia ka kufizuar shpejtësinë eksplozive, uria e tij për sukses mbetet e paprekur. Për më shumë, atë e karakterizon dëshira për të përsosurën.

"Unë e shoh futbollin si një mision: të dal në fushë, të fitoj dhe të përmirësohem. Ndërsa objektivi i tretë është i shprehur", ka deklaruar CR7.

Pikërisht dëshira për të vazhduar përmirësimin e lojës së tij e ka bërë që të ndalojë së dribluari, ta ndryshojë lojën dhe arsyeja pse vazhdon t'i shtyjë kufijtë fizikë të vetvetes. /Telegrafi/