Please enter at least 3 characters.

Ronaldo ndëshkon PSG-në me një gol me kokë

2018/03/ronaldo8.jpg
160:"during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Real Madrid at Parc des Princes on March 6, 2018 in Paris, France.
15:"Matthias Hangst

Real Madridi e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Gjysma e parë përfundoi pa gola, mirëpo me të filluar pjesa e dytë, Los Blancos e shënuan golin e epërsisë.

Marco Asensio shkoi përpara nga ana e majtë dhe e gjeti shumë mirë në krah, Lucas Vazquezin, i cili harkoi në zonë për Cristiano Ronaldon dhe portugezi e nguliti me kokë topin në rrjetë (52').

Paris Saint-Germaini tash duhet t'i shënojë së paku tre gola për të siguruar vazhdimet.

Kujtojmë që Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu dhe ky gol thuajse i ka shtuar shpresat e PSG-së për kualifikim eventual.

Skuadra e Zinedine Zidane tash është me një këmbë në çerekfinale dhe do të mendojë për kundërshtarin e ardhshëm.

Ndërsa Ronaldo vazhdon të dëshmojë se është në formë të mirë pikërisht kur i nevojitet Realit. /Telegrafi/