Please enter at least 3 characters.

Ronaldo mungon ndaj Kroacisë shkaku i një infeksioni nga pickimi i bletës

2020/09/Ronaldo-Portugali.jpg
240:"FARO, PORTUGAL - NOVEMBER 14: Cristiano Ronaldo of Portugal in action during the UEFA Euro 2020 Qualifier match between Portugal and Lithuania at Algarve Stadium on November 14, 2019 in Faro, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se është jashtë ndeshjes së Portugalisë kundër Kroacisë, për shkak të efekteve nga një pickim i bletës.

Portugalia do të luajë sot (e shtunë) në Estadio do Dragao të Portos ndaj Kroacisë në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, Ronaldo pritet të jetë mungesa e madhe e kombëtares portugeze.

Fituesi i Topit të Artë nuk është pjesë e skuadrës për këtë ndeshje të Ligës së Kombeve dhe ka qenë jashtë stërvitjes për disa ditë.

Është raportuar se infeksioni në këmbën e tij të djathtë, të cilin po e trajton me ilaçe, ishte shkaktuar nga pickimi i bletës.

https://twitter.com/SaddiqB5/status/1302196850779402240

“Unë jam shumë dyshues se ai do të jetë 100 për qind në rregull”, ka thënë fillimisht Fernando Santos në konferencën e tij për shtyp.

“Ai ishte stërvitur mirë, pastaj papritmas të mërkurën një nga gishtat e këmbës ishte skuqur, sikur të ishte goditur nga një bletë”.

“Tani duhet të presim. Me një infeksion, ju nuk e dini se sa kohë do të zgjasë shërimi”, përfundoi trajneri i Portugalisë. /Telegrafi/