Please enter at least 3 characters.

“Ronaldo ishte më i miri” – Carlos thotë se as Messi e Cristiano nuk mund të krahasohen me Fenomenin

2020/05/RobertoCarlosronaldo-2-e1589797735741.jpg
317:"MADRID, SPAIN - MARCH 26: Ronaldo (L) of Real Madrid celebrates with Roberto Carlos and David Beckham after scoring his team's second goal during a Primera Liga match between Real Madrid and Deportivo La Coruna at the Santiago Bernabeu stadium on March 26, 2006 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda braziliane, Roberto Carlos, thotë se nuk do të ketë një futbollist tjetër si Fenomeni Ronaldo, ndërsa ka pohuar se me të nuk mund të krahasohen as Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Me gjithë problemet që i kishte pasur me lëndime, sulmuesi i famshëm brazilian kishte shkëlqyer me klubet e tij, si Barcelona, Inter e Real Madrid, ndërsa ishte gjithmonë vendimtar me kombëtaren e Brazilit.

Në Santiago Bernabeu, ai luajti pesë sezone së bashku me Carlosin, ndërsa ky i fundit pohon se ai i linte në hije yjet e atëhershëm të Realit që njiheshin si ‘Galaktikët’ (Luis Figo, Zinedine Zidane e David Beckham në mesin e tyre).

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ronaldo dominonte në stërvitje. Ai ishte më i miri. Nuk do të ketë kurr një Ronaldo 'Fenomeno' të dytë”, ka thënë Carlos për Goal pas Heineken Legends Challenge.

“As Neymari, as Cristiano apo Messi – Ronaldo është unik. Mendoj se në gjeneratën tonë ishte më vështirë të shënosh gola. Asokohe loja ishte më fizike dhe sulmuesit nuk mbroheshin nga lëndimet. Mirëpo, Ronaldo mund të bënte çfarë të dëshironte”, ka shtuar braziliani. /Telegrafi/