Please enter at least 3 characters.

Ronaldo i shqetësuar që Real Madridi është vënë pas Hazardit

2017/04/ronaldo-1212-e1491374894321.jpg
202:"Real Madrid's Cristiano Ronaldo reacts during their Spanish first division soccer match against Real Betis at Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Spain, August 29, 2015. REUTERS/Andrea Comas - RTX1Q85U
7:"REUTERS

Cristiano Ronaldo është duke u shqetësuar gjithmonë e më shumë pasi Real Madridi i është vënë pas fuqishëm yllit të Chelseat, Eden Hazard.

Edhe pse në shkrimet e fundit thuhet se lojtari nuk do të largohet nga Blutë, krerët e Realit, përfshirë edhe presidentin Florentino Perez, e kanë bindur yllin belg që të bashkohet me mbretërit në verë.

Flitet se Perez është i gatshëm të paguajë për Hazardin 80 milionë euro.

Në këtë ofertë futet sulmuesi Alvaro Morata që çmimi i tij llogaritet 50 milionë euro dhe 30 milionë euro të tjera pritet të paguhen.

Don Balon shkruan se Ronaldo ndjehet i kërcënuar me ardhjen me belgut.

Ronaldo aktualisht vëmendjen është duke e ndarë me Gareth Balen, ndërsa ardhja e Hazardit do ta rrezikonte shumë.

Burime pranë lojtarit kanë thënë se ardhja e Hazard e shqetëson portugezin edhe pse ai do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën, por jo për pozitën e Ronaldos në klub. /Telegrafi/