Please enter at least 3 characters.

Ronaldinho: Messi nuk kishte nevojë për asgjë nga unë kur erdhi te Barcelona, ishte ndryshe nga gjithë të tjerët

2020/01/Messi-Ronaldinho.jpg
288:"VALLADOLID, SPAIN - NOVEMBER 01: Lionel Messi of Barcelona congratulates Ronaldinho after he scored Barcelona's first goal during the La Liga match between Valladolid and Barcelona at the Jose Sorillo stadium on November 1, 2007 in Valladolid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, beson se Lionel Messit nuk i duhej asgjë prej tij, pas bashkimit me skuadrën e parë të Barcelonës.

Fituesi i Kupës së Botës 2002 arriti në Camp Nou në vitin 2003 dhe ishte në klub kur një adoleshent me emrin Messi filloi punën në ekipin e parë të katalunasve.

Pasi dha një asistim të mirë për golin e parë të argjentinasit, Ronaldinho do të vazhdonte të krijojë një partneritet të efektshëm me Messin në sulm.

Ndërsa, dukej se po ndihmon Messin të vendoset në Barcelona, b​raziliani është i bindur se ndikimi i tij nuk ishte i nevojshëm, pasi sipas tij ai ishte gjithmonë i destinuar të shkëlqente.

“Kur arrita në Barcelona, ​​tashmë ishte folur për një fëmijë [Messi] i cili qëndronte jashtë ekipit”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për revistën Panenka.

Ronaldinho dhe Messi në fillet e karrierës së argjentinasit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Atëherë ne ishim miq; filluam të luanim së bashku dhe u zhvilluam shumë mirë. Ai arriti të ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe ne biseduam me Frank Rijkaard në mënyrë që ai të vinte të stërviste me ne - gjithçka ishte shumë shpejt”.

“Unë kam qenë me fat që i dhashë pasimin për golin e tij të parë”.

Ronaldinho, Messi dhe Eto'o me trofe individual (Foto: Luis Bagu/Getty Images/Guliver)

“Me kalimin e kohës, është shumë bukur të shohësh dikë që është kaq afër teje dhe pastaj pushton botën”.

“Ne ishim gjithmonë të afërt. Ne mësuam gjëra, ai më mësoi spanjisht dhe unë i mësova atij gjuhën portugeze, por me topin e kuptuam njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”.

“Do të mbetem i mahnitur nga sa i qetë është ai. Kjo është diçka që unë e dua shumë për të; ai kurrë nuk futet në telashe, ai është gjithmonë me familjen e tij dhe ata që janë afër tij”.

"Leo ka gjithçka, ai nuk kishte nevojë për asgjë nga unë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/