Romakët, Salahut: Kjo dhemb aq shumë, por të urojmë fat në finale
322:"ROME, ITALY - MAY 02: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after the full time whistle as Liverpool qualify for the Champions League Final during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between A.S. Roma and Liverpool at Stadio Olimpico on May 2, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images
02/05/2018
Liverpool është finalist i dytë i Ligës së Kampionëve.
The Reds janë kualifikuar për në ndeshjen vendimtare të ligës elitare evropiane për klube.
Anglezët kanë pësuar humbje me rezultat 4-2, por janë kualifikuar pasi që kanë triumfuar në takimin e parë me rezultat 5-2.
Pas takimit kanë reaguar skuadra italiane teksa i ka uruar ish-lojtarit, i cili për një vit veshi fanellën e romakëve, Mohamed Salahut.
"Kjo dhemb aq shumë pasi që ëndrra e pa besueshme e Romës për të shkuar deri në Kiev ka mbaruar, por ju do të jeni atje në ngjyrat tuaja të reja. Paç fat në finale”, thuhet në mesazhin e Romës.
Kujtojmë se të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp do të takohen në finale me Real Madridin. /Telegrafi/


