Please enter at least 3 characters.

Roma synon transferimin e Lingard nga United

2020/02/GettyImages-1175782474.jpg
312:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Jesse Lingard of Manchester United and Axel Tuanzebe of Manchester United applaud fans during the UEFA Europa League group L match between Manchester United and FK Astana at Old Trafford on September 19, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by George Wood/Getty Images)
12:"Getty Images

Jesse Lingard nuk po kalon momentet e tij më të mira te Manchester United.

Mesfushori ofensivë anglez ka humbur vendin e titullarit, derisa ende nuk ka arritur të shënoj gol këtë edicion në Ligën Premier, edhe pse ka luajtur 20 takime.

27-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola këtë vit, një në Ligën e Evropës dhe një tjetër në Kupën FA nga 32 takime të luajtura.

Anglezi në fund të edicionin po mendon largimin nga Old Traford, derisa ka oferta nga Italia dhe Spanja.

Roma është e interesuar për ta afruar lojtarin pasi pritet të largojë dyshe Henrikh Mkhitaryan dhe Javier Pastore.

Jesse Lingard. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Në anën tjetër interesim ka shfaqur edhe Atletico Madrid, por Roma mbetet një opsion më i mundshëm pasi Lingard dëshiron të bashkohet me shokun e tij Chris Smalling.

Kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2021, ndërsa Roma po bënë gati rreth 18 milionë euro për afrimin e tij.

Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat angleze si Leicester City, West Ham e Newcastle United. /Telegrafi/