Roma përgatit kontrata të reja për Zaniolon dhe Pellegrinin
266:"ROME, ITALY - JULY 15: Nicolò Zaniolo of AS Roma looks on as he wears a jersey with a patch for 'Black Lives Matter' during the Serie A match between AS Roma and Hellas Verona at Stadio Olimpico on July 15, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
Lorenzo Pellegrini (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
28/07/2020
Roma dëshiron t’i ketë në skuadër dyshen Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini edhe në të ardhmen, prandaj pritet t’ua rinovojë kontratat.
Sipas La Gazzetta dello Sport, dy futbollisteve do t’u ofrohen marrëveshje të reja, në mënyrë që të shmangin interesimin e klubeve të tjera.
Në bazë të kushteve të reja në kontratat e tyre, Zaniolo dhe Pellegrini do të përfitojnë nga tre milionë euro në sezon.
Përveç rrogës bazë, ata do të përfitojnë edhe bonuse shtesë për golat dhe asistimet në ndeshjet e edicioneve të reja.
Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Romës për t’i mbajtur këta futbollistë, Juventusi dhe Interi vazhdojnë të shprehin interesim për ta. /Telegrafi/


