Roma ndalet nga Sassuolo, bën hap fals drejt Evropës
03/04/2021
Roma ka barazuar si mysafir me Sassuolon me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
Vendasit kishin rastet më të mira në start, por që nuk arritën të shënonin.
Roma fitoi penallti në minutën e 25-të, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lorenzo Pellegrini për 1-0.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Sassuolo e gjeti golin e barazimit. Hamed Traore shënoi për 1-1.
Roma e ktheu epërsinë në minutën e 69-të, kur Stephan El Shaarawy shënoi për 2-1.
Sassuolo e barazoi rezultatin në minutën e 85-të, kur Giacomo Raspadori shënoi për 2-2.
Roma mbetet në pozitën e shtatë me 51 pikë, ndërsa Sassuolo është e nënta me 40 pikë. /Telegrafi/


