Please enter at least 3 characters.

Roma me disa mungesa ndaj Genoas, formacionet zyrtare

2020/01/Genoa-vs-AS-Roma-Preview-and-Prediction-Live-stream-Serie-Tim-A-20192020.jpg

Genoa dhe Roma i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Stadio Luigi Ferraris’, derisa Gillorossët shihen si favorit në letër.

Për këtë takim, vendasit do të jenë pa Domenico Criscito që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Cristian Kouame, që është i lënduar.

Në anën tjetër, romakët nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Alessandro Florenzi dhe Aleksander Kolarov që kanë plotësuar po ashtu numrin e kartonëve, derisa Nicolo Zaniolo e Davide Zappacosta janë të lënduar.

Formacioni startues i Genoas: Perin; Biraschi, Romero, Goldaniga; Ghiglione, Cassata, Schöne, Sturaro, Barreca; Pandev, Sanabria

Formacioni startues i Romës: Lopez; Santon, Smalling, Mancini, Spinazzola; Diawara, Veretout; Cengiz, Pellegrini, Kluivert; Dzeko. /Telegrafi/