Please enter at least 3 characters.

Roma i ndërhyn Milanit në tregun e transferimeve, tenton t'ia marrë nga dora portierin Maignan

2021/05/1000972340.jpg
632:"AMSTERDAM - lr Ajax goalkeeper Maarten Stekelenburg, Lille OSC goalkeeper Mike Maignan during the UEFA Europa League match between Ajax Amsterdam and Lille OSC at the Johan Cruijff Arena on February 25, 2021 in Amsterdam, Netherlands. ANP MAURICE VAN STEEN UEFA Europa League 2020/2021 xVIxANPxSportx/xxANPxIVx *** AMSTERDAM lr Ajax goalkeeper Maarten Stekelenburg, Lille OSC goalkeeper Mike Maignan during the UEFA Europa League match between Ajax Amsterdam and Lille OSC at the Johan Cruijff Arena on February 25, 2021 in Amsterdam, Netherlands ANP MAURICE VAN STEEN UEFA Europa League 2020 2021 xVIxANPxSportx xxANPxIVx 428641607
16:"imago images/ANP

Ka disa ditë që po raportohet se Milani ka marrëveshje me portierin francez Mike Maignan.

Por pasi mungon ende zyrtarizimi, Milani mund ta humbas portierin, pasi Roma është futur fuqishëm në garë për të.

Skuadra italiane është në kërkim të një portieri dhe trajneri Jose Mourinho ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e Maignan.

25-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Lille në Ligue 1, ku në 37 ndeshje sa ka qëndruar në portë ka pranuar 22 gola, derisa në 21 ndeshje ka mbajtur portën e pa prekur.

Maignan po vlerësohet shumë nga Giallorosët që janë gati të shpenzojnë deri në 25 milionë euro për të dhe t'ia rrëmbejnë Milanit nga dora.

Nga ana tjetër Rossonerët u raportua se kanë marrëveshje me portierin, por ende mungon zyrtarizimi pasi Milani primar ka rinovimin me Gianluigi Donnarumman dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë të zyrtarizojnë francezin.

Gjithsesi e ardhmja e portierit është ende në pikëpytje, por duket se ai do të përfundojë në Serie A tek njëri nga gjigantët italianë Roma ose Milan.

Vlen të theksohet se falë formës së mirë, Maignan është grumbulluar edhe nga Kombëtarja e Francës për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë. /Telegrafi/