Please enter at least 3 characters.

Roma dhe Strootman pranojnë ofertën e Marseillet

2018/08/Strootman.jpg
250:"ROME, ITALY - APRIL 10: Kevin Strootman of AS Roma in action during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kevin Strootman dhe Roma thuhet se kanë pranuar një ofertë nga Olympique Marseille me vlerë 25 milionë euro plus katër milionë euro tjera bonuse.

Sipas mediumit italian Il Romanista, propozimi i francezëve e ka bindur lojtarin dhe klubin italian.

Ish-trajneri i Giallorossëev, Rudi Garcia i kërkoi haptazi mesfushorit holandez të punonte me të përsëri në Francë.

Pretendohet se Roma i la vendimin në dorë Strootmanit, i cili e pranoi kalimin me një rritje të konsiderueshme të pagës nga tre milionë euro në vit në 4.5 milionë euro.

Kevin Strootman (Getty Images)

Holandezi mund të mos jetë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Serie A me Atalantan, por megjithatë duhet të jetë në Olimpico për të përshëndetur tifozët.

Megjithatë, gazeta Il Tempo në kryeqytet sugjeron se oferta është deri më tani afër 22 milionë euro dhe konsiderohet shumë e ulët.

Strootman ka qenë shtyllë e mesfushës në dy sezonet e fundit (Getty Images)

28-vjeçari ka qenë te Roma që nga viti 2013, por karriera e tij u ndërpre për pothuajse dy vjet nga dëmtimet në gjunjë.

Ai më në fund e largoi atë makth dhe e la pas vete, dhe ka qenë kryesisht pa lëndime që nga shkurti i vitit 2016. /Telegrafi/