Please enter at least 3 characters.

Roma dhe Milani luajnë baras në derbin e javës

2019/02/MilanRoma-3.jpg
250:"ROME, ITALY - FEBRUARY 03: AC Milan goalkeeper Gianluigi Donnarumma in action Federico Fazio of AS Roma during the Serie A match between AS Roma and AC Milan at Stadio Olimpico on February 3, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma dhe Milani janë ndarë baras (1-1) në kryendeshjen e javës së 22-të në kampionatin italian që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Zhvillohej minuta e 26-të kur Krzysztof Piatek pranoi një top nga Lucas Paqueta dhe e zhbllokoi rezultatin.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Nikoqirët kërkuan ta barazonin rezultatin dhe rrezikuan përmes Patrik Schick dhe Edin Dzeko në fund të pjesës së parë, mirëpo shkuan në pushim me disavantazh.

Por, me të filluar gjysma e dytë (46'), rezultati u barazua. Goditja e Schick u bllokua, ndërsa aty ishte Nicolo Zaniolo që e shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Giallorossët u përpoqën ta përmbysnin rezultatin duke rrezikuar përmes Edin Dzekos e Lorenzo Pellegrinit, megjithatë nuk u treguan të saktë.

Nga ana tjetër, Robin Olsen e mbrojti goditjen e Diego Laxalt për ta mbajtur rezultatin e barabartë.

https://www.dailymotion.com/video/x71rwuf

Roma është në vend të pestë në tabelë me 35 pikë, një më pak se Milani që ndodhet në vend të katërt. Rossonerët qëndrojnë katër pikë prapa rivalit lokal, Inter, që mban vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, Giallorossët luajnë si mysafirë të Chievos, ndërsa kuqezinjtë janë nikoqirë të Cagliarit. /Telegrafi/