Please enter at least 3 characters.

Roma blen përfundimisht Cristanten

2019/02/Cristante.jpg
229:"FROSINONE, ITALY - JULY 20: Bryan Cristante of AS Roma looks on during the Pre-Season Friendly match between AS Roma and Avellino at Stadio Benito Stirpe on July 20, 2018 in Frosinone, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin italian Bryan Cristante nga Atalanta në mënyrë të përhershme.

Klubi nga Olimpico e transferoi verën e kaluar Cristanten si huazim me detyrim blerje.

Megjithatë, Roma nuk ka pritur fare përfundimin e sezonit dhe ka konfirmoi sot (e enjte) se opsioni i blerjes është ushtruar tashmë.

Giallorossët paguan pesë milionë euro për të huazuar italianin dhe do të paguajnë edhe 15 milionë euro tjera për transferimin e përhershëm.

Përveç këtyre kryeqytetasit do të duhet të paguajnë edhe 10 milionë euro tjera bonuse të lidhura me paraqitjen.

Cristante është njëri nga lojtarët kryesorë të Romës këtë sezon (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Produkti i akademisë së Milanit ka vazhduar të vendosë veten në ekipin e parë të Romës, duke bërë 31 paraqitje.

Nga këto 31 paraqitje në të gjitha garat, Cristante ka shënuar katër gola dhe ka ofruar tre asistime për bashkëlojtarët.

Gjatë ditës së sotme, në zyrat e Romës është parë gjithashtu drejtori i përgjithshëm Mauro Baldissoni, i cili është promovuar në rolin e nënkryetarit. /Telegrafi/